Sulel Cela i shpëton akuzës për “vrasje të mbetur në tentativë” pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që të klasifikoj akuzën dhe kërkoi dënimin e tij me 7 vite burg. Çela do të gjykohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës, lidhur me incidentin e ndodhur në shtator të vitit 2017 në Elbasan.
Prokuroria e Krimeve të rënda zbut akuzën për Suel Çela, Enea Bekteshin dhe Klemend Xhaferrin. Organi i akuzës e klasifikoi akuzës nga “vrasje ndaj punonjësit të policisë mbetur në tentativë”, në “kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës”, dhe kërkoi për Suel Çelën dënimin e tij me 7 vite burg.
Prokuroria për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin kërkoi dënimin me 6 vite burgim. Bekteshi tashmë akuzohet për “kundërshtim të forcave të policisë”, “goditje për shkak të detyrës” dhe “prodhim narkotikësh”.
Ndërsa, Xhaferri akuzohet për armëmbajtje pa leje, largim nga vendi i qëndrimit. Gjatë relatimit të pretencës Prokurori Behar Dibra theksoi faktin se akuza u ndryshua pasi nuk u faktua përtej çdo dyshimi të arsyeshme që 3 të pandehuri kishim planifikuar sulmin ndaj policëve.
Prokuroi Dibra u shpreh se Audi është drejtuar nga Suel Çela dhe pasagjer ka qenë Enea Bekteshi. Në makinën Audi është gjetur një puro e fikur e cila është dërguar në laborator për të marre, ADN dhe ka rezultuar se është e njëjtë me atë të Çelës.
Prokurori renditi dëshmi, pamje filmike dhe rezultatet të ekspertimeve për materialet biologjike të gjetura në makinë si prova kundër të pandehurve. Përplasjen ndodhi në Tregun Agro-Ushqimor në 18 shtator të 2017-së në Elbasan.
Asokohe policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Përpara tregut agro ushqimore ata arrestuan Klemend Xhaferrin pasi nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të policisë.
Në kohën kur polica po largohej, një Audi i blinduar përplaset me, makinën ku ishte zëvendës Drejtori Gjergji Oshafi duke venë në rrezik jetën e disa punonjësve të policisë.
Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda tregut Agro-Ushqimor dhe dyshohet se u largua nga atje nëpërmjet tuneleve të nëndheshme që gjenden Brenda tregut ne pronësi të Petrit Çela, babit të Suelit./abcnews.al