Sërish protesta kundër qeverisë në Argjentinë, përplasje të ashpra mes policisë dhe demostruesve

schedule10:59 - 11 Prill, 2024

schedule 10:59 - 11 Prill, 2024

Përleshjet mes policisë dhe demostruesve shpërthyen për herë të tretë në dy muaj të mërkurën në Argjentinë. Gjatë mobilizimit kundër politikave shtrënguese të qeverisë së presidentit ekstrem Javier Milei, autoritet njoftuan se 8 persona janë arrestuar dhe ka të plagosur..

Policia u godit me gurë nga protestuesit, ndërkohë përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Të paktën paktën gjashtë persona u plagosën, përfshirë gazetarë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) vlerësojnë reformat e qeverisë, veçanërisht politikën e kursimit fiskal, duke siguruar se ato do të sjellin “stabilizimin makroekonomik” në Argjentinë, ekonominë e tretë më të madhe të Amerikës Latine, e cila po përballet me inflacion kronik (211 % në 2023).

Megjithatë, FMN dhe Banka Botërore paralajmërojnë kundër zbatimit të masave që prekin në mënyrë disproporcionale “më të cenuarit”, duke i kërkuar qeverisë të garantojë dhe forcojë mekanizmat e ndihmës për më të varfërit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!