Një automjet është djegur totalisht nga flakët në autostradën Tiranë – Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Sukthit.
Si pasojë e zjarrit të rënë në automjetin tip benz me targa AA 289 CR fatmirësisht nuk është lënduar njeri.
Drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët që dilnin nga pjesa e përparme, e ka ndalur makinën në anë të autostradës, duke evituar ndonjë incident.
Ende nuk dihen ende shkaqet, ndërsa policia pohon se ka qenë një shkëndije elektrike ajo që ka shkaktuar flakët./abcnews.al