Sot (e mërkure), do të luhen dy sfidat e tjera çerekfinale të Champions League.
Pas dy ndeshjeve spektakolare ditën e martë, ku Real Madrid dhe Man City përfunduan në barazimin 3-3 dhe në gjithashtu në barazim përfundoi edhe sfida Arsenal – Bayern Munich 2-2, sot do të zhvillohen dy sfida të tjera.
Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit do të jetë në ‘Parc de Princes’, ku Paris Saint Germain pret Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale.
Sfida tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.
Atletico Madrid do të jetë pritës i Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë në Wanda Metropolitano.
Të dyja sfidat e ditës së sotme në Champions League fillojnë nga ora 21:00./ h.ll/abcnews.al