Pak ditë më parë është publikuar lista e Forbes e njerëzve më të pasur në botë për vitin 2024. Sipas shifrave që kanë parë dritën e ditës, paraja dhe mosha janë të ndërlidhura…
Megjithatë, ka edhe miliarderë që gëzojnë komoditetin e para që në moshë shumë të re. Megjithatë, miliarderi mesatar është 66 vjeç dhe më i moshuari është 102 vjeç.
Mesataren e hedh një vajzë, Livia Voigt, e cila është vetëm 19 vjeçe dhe figuron në listën e famshme. Studentja është miliarderja më e re në botë, pasi ajo fiton (në fakt që i atribuohen asaj) mesatarisht 150,000 euro në ditë që kur ka lindur.
Vetëm 19 vjeçe dhe ende në kolegj, ajo ka një vlerë rreth 1.1 miliardë dollarë falë aksioneve të saj të pakicës në prodhuesin e pajisjeve elektrike WEG, të cilin gjyshi i saj e bashkëthemeloi. Ajo dhe motra e saj më e madhe, Dora Voigt de Assis, 26 vjeçe, janë dy nga shtatë fytyrat e reja mes 25 miliarderëve më të rinj dhe dy nga 18 trashëgimtarët në këtë total./abcnews.al