Roland Tasho zbulon fotot: Si binda çiftin Kadare të vishen me kostum tradicional, kur pa Helenën me xhubletë, Ismaili…

schedule11:05 - 10 Prill, 2024

schedule 11:05 - 10 Prill, 2024

Fotografi Roland Tasho veçoi si një ndër personazhet që i kanë lënë më shumë shije kur e ka fotografuar shkrimtarin e madh, Ismail Kadare.

Ai zbuloi në emisionin “Pas Mesnate”, se Kadaren e ka takuar në Paris dhe aty u bën dhe miq. Madje bënin biseda nga më të ndryshmet. Sipas Tashos, Kadareja ndihej shumë keq për situatën në Kosovë në atë kohë dhe e përjetonte shumë.

“Nga artistët që kam takuar dhe më kanë lënë shije është Kadareja. U afrova çik më gjatë dhe takoheshim në Paris. Për çudi unë vlerësimin më të madh për Kadaren e kam nga Franca se aty e vlerësonin më shumë, e respektonin shumë dhe bisedat me të i mbaj mend shumë mirë, aq sa i matur, aq kurioz ishte, pyeste për Shqipërinë për çdo gjë. Ka qene në ’97 dhe pastaj në ’98-’99, unë shkoja më shumë. Ajo që më bëri përshtypje është se luftën e Kosovës, ai e ndjente aq shumë sa unë i thoja ti je nga Kosova apo nga Gjirokastra, e shprehte shumë”.

Më tej, ai tha se ka plotësuar dëshirën e tij më të madhe, pasi ka fotografuar Kadarenë të veshur me xhubletë. Tasho ka treguar se ishte Helena ajo që e veshi e para dhe Kadare u bind pas saj.

“Së fundmi, unë te ky cikli me kostume shqiptare nuk kam veshur shqiptar, me përjashtim të ndonjë miku ose shoku, kam vetëm ambasadorë. I vetmi që unë do të doja që të kisha ishte Ismaili dhe e arrita. E fotografova në shtëpinë e tij. Ai nuk e kishte në fillim me qejf, por kjo mënyra ime duke bashkëpunuar me Helenën. Unë këtë gjë e quaj arritje pasi kisha parasysh dy personazhe, Konica që është veshur dhe është futur në Kongresin Amerikan dhe kisha dëshirë të madhe të fotografoja dhe Kadarenë, kjo që unë realizova, por që do të pritet një moment për ta nxjerrë, edhe Helenën e vesha me një xhubletë. I pëlqeu Helenës, më pas u vesh dhe Kadareja, por ky i fundit nuk e ka parë fotografinë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!