Fotografi i njohur, Roland Tasho ka realizuar së fundmi një ekspozitë dedikuar Tiranës, me foto para dhe pas periudhës së tranzicionit në Galerinë e Arteve Tiranë.
I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka ndarë detajet e kësaj ekspozite ku në qendër janë Lana, Piramida dhe Pazari i Ri në dy kohë.
Tasho ka theksuar se shqiptarët priren të kenë një harresë vizive, por që fotografia nuk të lë ta bësh një gjë të tillë
“Çdo qytet ka historinë e vetë dhe në historinë tonë, Lana është e rëndësishme. Transformimet që pësoi Lana gjatë kapitalizmit tonë të ri, është shumë interesante, sepse siç jemi ne në djeni kjo u mbulua e gjitha nga kioskat dhe është mirë që të dokumentohen, sepse është periudhë e gjatë para 20 vjetësh. Edhe shikoj që kemi dhe harresë vizive, por që fotografia ta jep dhe këtë opsion, nuk të lë të harrosh dhe as të gabosh.
Në këtë rast, sidomos peisazhi dhe sidomos e gjelbërta e jep edhe më bukur evolimin e qytetit, dhe në shumë raste koloret ta japin këtë. Kam bërë një lloj kontrasti mes Lanës, Pazarit dhe Piramida,
Pikat kryesore të kësaj ekspozite, janë Lana në dy kohë, pazari i ri në dy kohë dhe më ka ngacmuar dhe Piramida”, tha ai./abcnews.al