VIDEO/ “Zgjohen” anglezët, Arsenal barazon shifrat në “Emirates”

schedule22:39 - 9 Prill, 2024

schedule 22:39 - 9 Prill, 2024

Ekipet angleze duket se janë “zgjuar” nga gjumi, me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, teksa pas dy golave të shpejtë, të “Qytetarëve”, të Manchester City, tashmë ishte radha e “Topçinjve”, të Arsenal, për të ndëshkuar kundërshtarin dhe këtë gjë kanë arritur të bëjnë.

Një aksion fantastik i djemve të Mikel Arteta është finalizuar më së miri nga dyshja e sapo hedhur në lojës, Gabriel Jesus-Leandro Trossard, me “bomberin” brazilian, që shtron një pasim perfekt për “yllin” belg, me këtë të fundit, që ndëshkon portierin, Neuer. Rezultati shkon në 2 me 2.  /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN