Nesër Fitër Bajrami, Presidenti Begaj uron besimtarët: Përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen!

schedule20:09 - 9 Prill, 2024

schedule 20:09 - 9 Prill, 2024

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë në përfundim të muajit të shenjtë Ramazanit për festën e Fitër Bajramit.

Në një mesazh që shpërndau në Facebook, Presidenti Begaj, shpreh urimet që kjo festë t’i gjejë besimtarët myslimanë me afër Zotit, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës:

“Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira. Kjo ditë shënjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen. Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!