Juventus “fiton” në tribuna, “Zonja e Vjetër” nuk ka rivalë në Serie A, ekipi me më shumë tifozë në Itali    

schedule17:36 - 9 Prill, 2024

schedule 17:36 - 9 Prill, 2024

Në fushë ka humbur prej disa sezonesh sharmin, por në tribunat e stadiumeve nuk njeh rivalë. Juventus mbetet skuadra me më shumë tifozë në Itali, madje fiton me një distancë të madhe ndaj kundërshtarëve më të mëdhenj në Serie A, teksa sipas sondazhit të publikuar nga e përditëshmja “La Repubblica”, “Zonja e Vjetër” mban pas vetes 32% të tifozerisë së përgjithshme italiane.

I habitshëm është fakti, që kjo shifër ka pësuar një rritje me 3% nga viti i shkuar, pavarësisht se skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk ka shkëlqyer dhe nuk ka fituar asgjë të rëndësishme, ndërsa në këtë garë, Juventus ndiqet nga dy rivalët e përjetshëm, Inter dhe Milan, por edhe për dy skuadrat milaneze rezultatet e sondazhit janë të çuditëshme.

Kështu, “Zikaltërit” kanë në krahun e tyre 15% të tifozëve në këtë sezon që po shkon e sigurt drejt titullit kampion, ndërsa vitin e kaluar kishte një mbështetje me 16%, ndërkohë, Milan ka një rënie me 2% nga viti i shkuar, ndërsa ndodhet në një nivel me Inter, me 15% të tifozërisë së përgjithshme italiane, ndërsa pesëshja e parë sipas sondazhit plotësohet nga Napoli e Roma. /i.m /abcnews.al