Futbolli është i çuditshëm dhe situatat brenda një ekipi ndryshojnë shpesh gjatë një sezoni. Kështu po ndodh edhe te Real Madrid. Zinedine Zidane kërkonte me insistim shitjen e Gareth Bale verën e kaluar.
Uellsiani ishte kundër largimit dhe rezistoi gjatë. Raporti me trajnerin francez preku fundin, por anësori ofensiv ia doli të vazhdonte aventurën me “Los Blancos”.
30-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola në kampionat këtë sezon dhe ka vendosur të largohet sipas raportimeve të El Mundo Deportivo. Ofertat nuk i mungojnë dhe janë tunduese në aspektin financiar, sidomos nga Kina e largët. Por ka një problem. Zidane është kundër largimit të tij!
Trajneri e cilëson një lojtar të rëndësishëm për vazhdimësinë dhe ka dalë kundër transferimit të uellsianit. Në verë “fitoi” Bale, të shohim kush do ia dalë kësaj radhe… /abcnews.al

