Ushtria izraelite njoftoi në orët e hershme të mëngjesit se kishte përdorur, për herë të parë, sistemin e ri të mbrojtjes ajrore C-Dome, versioni detar i mburojës kundër raketave Iron Dome, për t’u përballur me një objekt ajror të dyshimtë që shkel hapësirën ajrore.
Të hënën mbrëma, ushtria izraelite dha alarmin në sektorin e Eilat, një qytet në skajin jugor të territorit izraelit.
“Pasi u dëgjuan sirenat në rajonin Eilat për shkak të ndërhyrjes së një sistemi ajror armik, forcat detare zbuluan një objektiv të dyshimtë ajror që kalonte mbi territorin izraelit.
Objektivi u kap me sukses nga sistemi i mbrojtjes detare C-Dome”, tha ushtria në një deklaratë.
E pyetur për këtë nga AFP, ushtria izraelite nuk specifikoi nëse sistemi ajror “i dyshimtë” ishte një dron apo një raketë, megjithatë konfirmoi se ishte “përdorimi i parë operacional i C-Dome”.
Çfarë është sistemi C-Dome
Ky sistem i mbrojtjes raketore është versioni detar i sistemit Iron Dome, i cili është përdorur për më shumë se një dekadë veçanërisht për të kapur raketat e Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez të lëshuara nga Rripi i Gazës.
Ushtria izraelite ka investuar në këtë teknologji vitet e fundit për të mbrojtur veçanërisht fushat e mëdha të gazit në Mesdhe.
Izraeli vitet e fundit ka filluar të shfrytëzojë fushat në det të hapur Tamar dhe Leviathan me shpresën për të fituar pavarësinë në energji dhe fillimin e eksporteve të gazit në Lindjen e Mesme dhe Europë./abcnews.al


