EMRI/ Digjet makina e drejtoreshës së Tatim taksave në bashkinë e Vlorës, disa të shoqëruar në polici

schedule08:55 - 8 Prill, 2024

schedule 08:55 - 8 Prill, 2024

Një automjet është djegur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja është regjistruar në zonën e plazhit të vjetër në qytetin bregdetar. Makina mësohet se përdorej nga drejtoresha e Tatim Taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko. Ndërkohë, disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!