Albi Mall Superliga/ Fitojnë Drita e Ballkani, kampionët e Ilir Dajës ruajnë vendin e parë në tabelë

schedule19:36 - 7 Prill, 2024

schedule 19:36 - 7 Prill, 2024

Ndryshim kreu në Kosovë. Llapi dështoi një duelin e titullit përballë Dritës, duke humbur 0-1. Rezultat nga i cili përfitoi Ballkani për t’u rikthyer në vendin e parë pas triumfit 2-0 ndaj Lirisë së Prizrenit.

Blend Baftiu shënoi golin e fitores për Dritën në fundin e pjesës së parë. Gjilanasit menaxhuan deri në fund avantazhin e artë dhe u larguar me tri pikë nga Podujeva.

Ballkani vuajti jo pak përballë Lirisë së vendit të fundit, por arriti të shënonte dy herë në 20 minutat e fundit. Me Nazmi Gripshin dhe Edvin Kuç. Pa gola u mbyll Feronikeli-Prishtina e në këtë mënyrë Albi Mall Superliga kryesohet nga Ballkani me 56 pikë, teksa ndjekin Llapi dhe Drita me nga 54 pikë. /i.m /abcnews.al