Abissnet Superiore/ “Verlindorët” ngecin në sfidën e mbijetesë, Dinamo “rrëmben” një pikë në “Kukës Arena”

schedule17:36 - 7 Prill, 2024

schedule 17:36 - 7 Prill, 2024

Mund të kishte nisje më të mirë, të javës së 30-të, të Abissnet Superiore, por sërish ishte një duel i luftuar, me “Verilindorët” e Kukësit, që barazuan me rezultatin, 1 me 1, me “Nëndetësen Blu”, të Dinamo City, duke mbajtur gjallë shpresat e të pranishmëve, në “Kukës Arena”, për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon.

“Verilindorët” kaluan të parët në avantazh me anë të Salami, me nigerianin që dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, në minutën e 69’-të të sfidës, mirëpo festa e vendase zgjati vetëm pesë minuta, kjo pasi ish-lojtari i tyre, Ardit Tahiri evitoi humbjen e Dinamo me golin e tij, në “frymën e fundit, të sfidës, për të “vulosur” përfundimisht rezultatin, 1 me 1.

Falë këtij rezultati, Kukësi humbi një mundësi të mirë për t’u afruar me zonën e mbijetesës, teksa ngjiten kështu në kuotën e 26 pikëve dhe aktualisht ndodhen në vendin e fnudit të tabelës, 7 pikë larg mbijetesës, ndërsa “Nëndetësja Blu” e Dritan Mehmetit ngjitet në kuotën e 43 pikë dhe renditet në vendin e 4-t, tre pikë më shumë se “Bardhekuqtë” e Skënderbeut. /i.m /abcnews.al