Zyrtari iranian: Asnjë ambasadë izraelite nuk është më e sigurt

schedule13:46 - 7 Prill, 2024

schedule 13:46 - 7 Prill, 2024

Asnjë ambasadë izraelite nuk është më e sigurt, tha sot këshilltari ushtarak i liderit suprem të Iranit, Yahya Rahim Safavi.

Garda Revolucionare iraniane njoftoi më parë se të hënën, në një sulm ndaj konsullatës iraniane në Damask, për të cilin Irani fajësoi Izraelin, u vra komandanti i Gardës Revolucionare në Siri dhe Liban, Mohammad Reza Zahedi, si edhe zëvendësi e tij, si dhe pesë oficerë.

Izraeli pretendon se nuk qëndron pas sulmit, ndërsa disa zyrtarë të Teheranit janë zotuar të hakmerren për sulmin. SHBA është në gatishmëri të lartë dhe po përgatitet për një sulm të mundshëm nga Irani ndaj objekteve izraelite ose amerikane në Lindjen e Mesme.

/abcnews.al