Një 25-vjeçar është arrestuar në Lushnje në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”.
Të riut, pas kontrollit fizik i gjetën doza me kanabis të cilën ky shtetas e kishte bërë gati për shitje.
Po gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 205 gramë kanabis që ky shtetas e posedonte.
Në momentin ndërhyrjes së Policisë, ai e hodhi në territorin e jashtëm të banesës./abcnews.al