Udinese shkarkoi nga posti i trajnerit Igor Tudor dhe vendosi përkohësisht në atë rol Luca Gottin. Bardhezinjtë reaguan dhe korrën një fitore shumë të rëndësishme jashtë fushe kundër Genoas së Thiago Mottës.
Gotti vlerëson paraqitjen e ekipit pas fitores 1-3 dhe befason me deklaratën e tij. 52-vjeçari punon prej vitesh si zëvendës trajner dhe gjatë kësaj kohe ka bashkëpunuar me emra si Roberto Donadoni dhe Maurizio Sarri. Me trajnerin e Juventusit provoi emocionet e Premier League sezonin e kaluar në pankinën e Chelsea.
“Kam trajnuar dy vite në Serinë B, por për shkak të disa ngjarjeve i premtova vetes se nuk do e bëja më. Kam punuar me Donadonin, ndërsa sezonin e kaluar isha me Sarrin te Chelsea. Nuk më pëlqen të jem trajner i parë, nuk më intereson fama dhe paratë nuk janë prioriteti im. Do të kthehem të bëj detyrën time, sapo klubi të zgjedhë trajnerin e ri“, përfundon Gotti. /abcnews.al