Përfundon protesta e Unazës së Re

schedule18:30 - 3 Nëntor, 2019

schedule 18:30 - 3 Nëntor, 2019

18.30- Për rreth një orë banorët e Astirit, kanë protestuar ditën e sotme, duke shfaqur që në fillim të saj, një dokumentar të shkurtër, ku ishin përmbledhur momentet më të veçanta nga 365 ditët protestë.

Protestës së banorëve të Astirit pas 1 viti rezistencë, iu bashkuan ish-deputetët e Partisë Demokratike.

Protesta u mbyll pa shënuar asnjë incident përgjatë zhvillimit të saj.

17.30- Ka nisur pak minuta më parë  protesta e banorëve të Unazës së re. Ata kësaj here, kanë menduar të zhvillojnë protestën në një mënyrë tjetër pas 1 viti rezistencë.

Banorët e Unazës së re kanë nisur protestën duke shfaqur një dokumentar, ku janë përmbledhur të gjitha protestat e tyre përgjatë 1 viti, dhuna dhe kundërshtimet e tyre me forcat e rendit. Banorëve u janë bashkuar edhe ish deputetë të opozitës ndërsa shihen forca të shumta policore në gjithë zonën.

Banorët e Astirit protestojnë kundër projektit të Unazës së Re, i cili parashikon zgjedhirmin e rrugës dhe prishjen e disa dhjetëra banesave e bizneseve. Që prej fillimit ata kanë thënë që projekti është korruptiv dhe nuk lëshojnë shtëpitë nëse nuk do marrin dëmshpërblime.

Projekti u denoncua dhe Partia Demokratike, e cila zbuloi se një kompani që kishte fituar tenderin ishte e regjistruar në SHBA dhe ishte offshore. Projekti deri tani është anuluar dhe ndryshuar disa herë dhe duket se ka ngecur për shkak të procedurave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!