Për të reduktuar paranë cash dhe nxitur pagesat dixhitale, qeveria ka ndërmarrë një projekt pilot, ku parashikohet që 10 mijë lekë të hidhen në 300 llogari bankare, në Tiranë, Dibër dhe Përmet.
Ekspertja e sistemit të pagesave, Bora Feri e vlerësoi nismën si pozitive por shtoi se e rëndësishme është edukimi i qytetarëve në mënyrë që ata të kuptojnë se është një shërbim i sigurtë.
“Është pozitive. Thjesht nga këndvështrimi profesional është mirë që të mendohen mirë që të mos jenë fishekë bosh. Qëllimi është i mirë, qasja është pozitive, është gjithëpërfshirëse por djalli është gjithmonë në detaje. Aty ku cedon tregu më shumë në Shqipëri për shkak të zhvillimit imediat në vitet e fundit në këtë fushë është edukimi. Tjetra është dimensioni dhe madhësia e tregut. jkemi një treg i vogël, i pa harmonizuar qoftë nga pikëpamja legjislative, e m,ondhës nga mentaliteti i konsumatorit. janë inicitaiva të mria por duhet të shpjegohen mirë që të kenë rezultatin e pritshëm dhe të kenë një kohëzgjatje dhe të jenë pararendëse të shërbimeve të plota që të shpalosen më pas në këtë drejtim.”, tha ajo.
Çfarë impakti do të ketë në popullatë?
“Besoj se po sepse është edhe sezoni i tillë që rritet konsumi, ka më shumë prirje nga jashtë, ka edhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kthehen dhe shikojnë se është oportunitet pagese dhe ua shpjegojnë familjarëve të tyre. Sezoni është aleat”, tha ekspertja.
A do të shtrihet ky projekt pilot në të gjithë vendin?
“Qëllimi fundor ai është. Kam përshtypjen se efekti, ne kemi qenë pjesë e mbledhjeve me përfaqësues të qeverisë në lidhje me këtë projekt, qëllimi është për t’i dhënë vulën e sigurisë, edhe për t’i dhënë bekimin nga pikëpamja e vlefshmërisë që këto lloj metodash pagese janë jo vetëm të pranueshme por edhe të sigurta. janë efiçente sepse ulin përdorimin e cash, shkurtojnë kohë. Dhe gjithashtu ulja e përdorimit të cash, ka edhe një efekt të uljes së riskut. Efekti që do të ketë ky projekt pilot është më tepër çështje sigurie, që është ok dhe mund ta përdorni këtë shërbim pa pasur frikë sesa do të vlerësojë meritat e vetë shërbimit.“, shtoi ekspertja. /abcnews.al