Mungesa e një rruge automobilistike mban peng zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në Fshat të Kukësit. Përmirësimi i infrastrukturës është e vetmja kërkesë e banorëve të kësaj zone me një potencial të madh për zhvillimin e turizmit malor.
Hasan Karanxha, është më i moshuari në këtë zonë. Mban mbi supe 85 vite e për asnjë çast nuk ka hequr veshjen tradicionale të krahinës së Lumës. 85 vjeçari ka lindur dhe jeton në Fshat të Kukësit. 1100 metra mbi nivelin e detit. Një ndër zonat më të vështira për të jetuar në Kukës .
Shtëpitë vitet e fundit thuajse janë boshatisur. Nga 170 familje vetëm 50 kanë zgjedhur ta vijojnë jetesën në Fshat. Hatixhe Desa na tregon se pse nuk është larguar.
Banorët nuk heqin dorë nga blegtoria. Kryesisht merren me mbarështimin e deles. Ndonëse në fshat përllogariten më shumë se 1 mijë krerë nuk ka baxho. Banorët qumështin e deleve e dërgojnë për ta përpunuar në Kala të Dodës në Dibër.
Zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë në këtë zonë po e pengon mungesa e infrastrukturës. Më shumë se 8 kilometra rrugë ndan fshatin Fshat nga rruga Kukës- Peshkopi.
Në fshat kurrë më parë nuk janë mbledhur kështu. Shkolla është rikonstruktuar dhe ka zgjidhur njërin prej problemeve. Ndërsa kryebashkiaku Safet Gjici thotë se projektet infrastrukturore do ti shohë me prioritet.
Natyra, blegtoria, bujqësia, bimët mjekësore favorizojnë zhvillimin e turizmit malor në zonë ndërsa banorët që kanë zgjedhur të jetojnë këtu kanë vetëm një kërkesë, ndërtimin e rrugës automobilistike./abcnews.al