Fitore e artë për Cagliarin. Ekipi sard shënoi nga një gol për pjesë dhe mposhti Atalantën në transfertë me rezultatin 0-2. Rezultati i nëntë pozitiv për ishullorët, të cilët kanë arritur 6 fitore dhe 3 barazime pas humbjes me Interin.
Dështim kur nuk pritej për Atalantën, që u dënua nga autogoli i Mario Pasalic dhe kartoni i kuq i Josip Ilicic. Kroati shënoi gabimisht në portën e tij pas gjysmë ore lojë, ndërsa sllovenin e lanë nervat në fund të pjesës së parë.
Cagliari shënoi golin e dytë me anë të mesfushorit Oliva në minutën e 59-të dhe ia doli të menaxhonte avantazhin e dyfishtë deri në fund. Berat Gjimshiti u aktivizua si titullar dhe e luajti takimin e plotë, teksa Atalanta pësoi humbjen e dytë në kampionat. Të dy ekipet renditen në vend të katërt me nga 21 pikë dhe vazhdojnë garën për një vend në Kupat e Evropës. /abcnews.al
Atalanta – Cagliari 0-2
(Pulisic (aut) 32′, Oliva 59′)