Vjen goli i parë në sfidën Atalanta-Cagliari, më saktë një autogol. Mario Pasalic ka devijuar gabimisht në portën e tij një goditje dënimi të miqve. Ekipi sard ka kaluar në avantazh në minutën e 32-të dhe në ndihmë i ka ardhur mesfushori kroat.
Berat Gjimshti po aktivizohet si titullar me Atalantën, që kërkon fitoren për të vazhduar ndjekjen e Juventusit dhe Interit. Në formë shumë të mirë është edhe Cagliari, që përkohësisht barazon ekipin bergamask në vend të katërt me nga 21 pikë. /abcnews.al