Fitorja në këtë përballje konsiderohej “kusht” dhe ajo erdhi. “Nëndetësja Blu” e Dinamo City ka mundur pasditen e këasj të mërkure,në ndeshjen e prapambetur të javës së 27-të të Abissnet Superiore, “Durrsakët” e Teutës, me rezultatin minimal, 1 me 0, në një përballje tejet të luftuar, në mitikun e Tiranës, “Air Albania”.
Për skuadrën e teknikut Dritan Mehmeti mjaftoi vetëm një gol, me brazilianin Denisson Silva, i cili shënoi një gol spektakolar, në kohën shtesë. “Fantazisti” mori topin nga e majta, hyri drejt qendrës dhe lëshoi një goditje nga distanca, teksa topi i përplas në shtyllën e portës së Vatës, para se të ndalej në rrjetë.
Kështu, falë këtij rezultati “Nëndetësja Blu” e Dinamo City ngjitet në kuotën e 42 pikëve, duke parakaluar kështu, “Bardheblutë” e Tiranë dhe “Bardhekuqtë” e Skënderbeut, në garën për “Final Four”, teksa aktualisht pozicionohet në vendin e 4-t, të tabelës, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 7 me 34 pikë, me dy para “Bardhezinjve” të Laçit. /i.m /abcnews.al