Kupa e Kosovës/ “Paqe” në Prishtina-Drita, Ballkani fiton derbin

schedule19:16 - 3 Prill, 2024

schedule 19:16 - 3 Prill, 2024

Ashtu si në Shqipëri, mesditën e kësaj të mërkuere, janë luajtur sfidat e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku Prishtina e Emmanuel Egbo sfidoi skuadrën e dritës, ndërsa Ballkani i Ilir Dajës fitoi minimalisht derbin, ndaj skuadrës së Suharekës.

Kështu, Prishtina-Drita përfundoi në barazim pa gola, me ekipin finalist që do të përcaktohet në duelin e 17 prillit në Gjilan, VAR-i anuloi golin e Leotrim Kryeziut në pjesën e parë, teksa kryeqytetasve teknologjia i anuloi edhe një penallti në fraksionin e dytë.

Ndërkohë, Ballkani triumfoi 0-1 përballë Suharekës që garon në divizionin e dytë. Fitore që erdhi falë golit të Marsel Ismajlgecit në minutën e fundit. Suksesi në derbi afron kampionët e Kosovës me kalimin në finalen e madhe që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. /i.m /abcnews.al