Protesta paszgjedhore në Turqi, një i vdekur dhe 4 të plagosur

schedule14:16 - 3 Prill, 2024

schedule 14:16 - 3 Prill, 2024

Katër persona u plagosën dhe një burrë vdiq në spital nga plagët e marra gjatë protestave në qarkun Pervari të Turqisë pas zgjedhjeve lokale.

Protestat shpërthyen në Pervari pasi kandidati për kryetar bashkie i partisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan fitoi 52 për qind të votave, ndërsa kandidati i partisë opozitare DEVA fitoi 40 për qind.

Nënkryetari i DEVA-s, Mehmet Emin Ekmen, tha se viktima ishte vëllai i kandidatit të partisë në zgjedhje.

Zgjedhjet lokale në Turqi rezultuan një disfatë për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sidomos në qytetet kryesore. Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen.

Fusha kryesore e betejës për presidentin 70-vjeçar turk ishte Stambolli, një qytet me 16 milionë banorë ku ai lindi dhe u rrit dhe ku filloi karrierën e tij politike si kryetar bashkie në vitin 1994. Imamoglu fitoi 51.04% të votave në Stamboll, ndërsa kandidati i AKP-së, Murat Kurum, ish-ministër i urbanizimit dhe mjedisit, mori 39.62%.

“Fatkeqësisht nuk arritëm të arrijmë rezultatin që donim në zgjedhje”. Kështu u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi nga selia e partisë së tij AKP në Ankara.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!