Debat në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi kërkon interpelancë më Ramën. Nikolla: Interpelanca nuk parashikon çështje personale

schedule11:18 - 3 Prill, 2024

schedule 11:18 - 3 Prill, 2024

Në Konferencën e Kryetarëve, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rend dite interpelancën me kryeministri Edi Rama, në lidhje me akuzat ndaj Olsi Ramës.

Nikolla i është përgjigjur kërkesës së Bardhit duke thënë se interpelanca nuk parashikon çështje personale.

Pjesë nga debati:

Bardhi Kryetares së Kuvendit: Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me Kryeministrin. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese

Nikolla: Interpelanca nuk parashikon çështje personale.

Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse i ka vënë mbrojtje nga garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për tu mbrojtur nga oficerët e gardës

Çuçi: Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie. Përgjigjja është e qartë,  s’ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi. Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S’ka arsye të zgjatemi në këtë pikë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!