Grabitje, dhunë në familje dhe automjete kontrabandë, një i arrestuar dhe katër të proceduar në Fier

schedule10:57 - 3 Prill, 2024

schedule 10:57 - 3 Prill, 2024

Një person ka rënë në pranga dhe katër të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë Fier, është arrestuar 53-vjeçari banues në Roskovec pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 39 vjeçarin, banues në Patos, pasi nga kontrollet në servisin e tij, në Fier, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 automjete dhe pjesë për këmbim, që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Gjithashtu hetimi në gjendje të lirë ka nisur edhe ndaj një shtetasi 51 dhe vjeç dhe 31 vjeç pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi ka tentuar të vjedhë në një banesë në fshatin Kolonjë.

Ndërsa paraditen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, ka kallëzuar shtetasja E. B., se më datë 01.04.2024, është larguar nga banesa, djali i saj 16-vjeç. Autoritetet po punojnë për gjetjen e të miturit.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/