Autorja e romaneve të Harry Potter sfidon policinë skoceze: Më arrestoni nëse fjala ime nxit urrejtje

schedule12:05 - 2 Prill, 2024

schedule 12:05 - 2 Prill, 2024

Autorja e romaneve të Harry Potter,  J. K. Rowling ka sfiduar policinë skoceze që ta arrestojë atë sipas ligjit të ri nëse deklaratat e saj në rrjetet sociale janë në kundërshtim me ligjin.

Rowling theksoi se liria e fjalës dhe e mendimit ka marrë fund nëse përshkrimi i saktë i seksit biologjik është bërë vepër penale.

JK Rowling përmendi disa shembuj të kriminelëve të dënuar, duke përfshirë përdhunuesin trans Isla Bryson dhe Andrew Miller, të cilët rrëmbyen dhe sulmuan seksualisht një vajzë ndërsa visheshin si grua. Në një seri postimesh në mediat sociale, ajo i përshkroi ata si burra, duke iu referuar aktivistëve trans si dhe individëve të tjerë.

Sakaq, policia skoceze njoftoi se nuk kishte marrë raporte në lidhje me këto pikëpamje të shkrimtares së famshme.

Ndërsa, kryeministrja skoceze Humza Youssef njoftoi më parë se ligji i ri do të trajtonte “valën në rritje të urrejtjes“.

Akti i Urrejtjes dhe Rendit Publik të Skocisë 2021 është ndryshuar me një vepër të re të “nxitjes së urrejtjes” bazuar në moshën, paaftësinë, fenë, orientimin seksual dhe identitetin trans. Ligji nuk mbron në mënyrë specifike gratë dhe autoritetet skoceze presin që krimi i nxitjes së urrejtjes kundër grave të përfshihet në projektligjin kundër mizogjinisë që ende nuk është miratuar. /abcnews.al