Borell dënon sulmin vdekjeprurës ndaj organizatës joqeveritare në Gaza

schedule11:29 - 2 Prill, 2024

schedule 11:29 - 2 Prill, 2024

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell dënoi sulmin izraelit, ku mbetën të vrarë 8 punonjës të organizatës joqeveritare amerikane World Central Kitchen në Gaza dhe bëri thirrje për një hetim.

“Unë dënoj këtë sulm dhe kërkoj nisjen e një hetimi sa më shpejt që të jetë mundur”, tha Borrell në një postim në X.

“Pavarësisht të gjitha kërkesave për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmës, ne vazhdojmë të shohim vrasjen e të pafajshmëve”.

Shtatë persona u vranë sot nga forcat izraelite, ndërsa po shpërndanin ndihmat për banorët në Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!