Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan sot stërvitje ushtarake ajrore, të cilat përfshinin avionë luftarakë B-52 dhe bombardues të aftë për të mbajtur koka bërthamore.
Stërvitjet u zhvilluan tre orë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike drejt Detit të Japonisë, raporton AP.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se stërvitjet pranë ishullit Jeju u mbajtën për të “frenuar Korenë e Veriut nga zhvillimi i kërcënimeve bërthamore” dhe për të përmirësuar aftësinë e tre vendeve për t’iu përgjigjur kërcënimeve.