Kërcënimet ndryshojnë mendjen e Angel Di Maria. “Fideo” në fakt u kërcënua me vdekje në Argjentinë nga disa tifozë të Rosario Central, të cilët ishin kundër rikthimit të tij në skuadrën me të cilën u rrit.
Tashmë, rikthimi i tij në Argjentinë është më pak i mundshëm dhe Di Maria mendohet të ketë filluar negociatat për rinovimin e kontratës së tij me Benfica.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje me klubin portugez, argjentinasi mund të përfundojë në Arabinë Saudite ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./h.ll/abcnews.al