Afrim Kasolli, ish-deputeti i Vetëvendosjes në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, foli për situatën politike në të cilën ndodhet qeveria e Kosovës nga udhëheqja e Albin Kurtit.
Kasolli u shpreh se në dialogun “stand by”, Kurti ka dhënë deklarata të pabaza për aleatët ndërkombëtare, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës.
“Me përfaqësuesit e BE që merren me dialogun, mund të them që marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara. Kurti ka dhënë deklarata të pabaza për aleatët. Kjo kur evropianët u cilësuan si të njëanshëm dhe që mbajnë anën e Serbisë në procesin e dialogut. Kujtojmë se Kurti ka ofenduar edhe sekretarin amerikan të shtetit.”, tha Kasolli.
Ndërkohë kujtojmë se në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.
Në lidhje me largimin e Lajçak, në do të ishte një lajm i mirë apo i keq pë Kurtin, ai u përgjigj duke thënë se “Është ë vështirë të parashikohet pasi do varet nga rezultati i zgjedhjeve të politikave të jashtme, dhe atyre presidencialë në SHBA. Nëse do të fitojnë strukturat politike të ekstremit të djathtë, atëherë vështirë të them se është një lajm pozitiv për Kosovën dhe Kurtin. Nëse në SHBA zgjedhjet i fiton Trump, edhe kjo nuk jep shumë shpresa dhe inkurajim. Duke marrë parasysh tensionet që kanë ekzistuar gjatë kohës së drejtuar nga Trump.
Zhvillimet politike nuk japin shpresa se do të zbehet marrëdhënia ndërkombëtare dhe raporti me Serbinë. Një nga kalkulimet e Kurtit është që mund të vijë deri te mundësia që do të emërohej ndonjë diplomat më i pranueshëm për të dhe për Kosovën.” /abcnews.al