SHQIPËRI- Segmenti rrugor nga Orikumi në Dukat është drejt përfundimit.
“Do jetë gati Genti? -Për 15 ditë”.
Zëvendëskryeministrja njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte për të inspektuar punimet e kryera.
“Kishim një ndërtesë që na ndikon në shtrat, shpronësimet janë proces i vështirë në unazën e Tiranës kemi trajtuar me bonuse, prandaj vjen dhe vonesat”, tha Balluku.
Me përfundimin e kësaj rruge 14.75 km të gjatë puna do të përqendrohet në dy projekte të tjera të rëndësishme.
“Për dy javë e dorëzojmë, më pas përqendrojmë forcat në tunelin e Llogarasë dhe aksin e Thumanë- Kashar që presin më shumë shqiptarët dhe vizitorët për shkak të trafikut
Synimi sipas zëvendëskryeministres është i qartë.
“Tuneli duhet të mbarojë brenda 30 qershorit”, shtoi Balluku.
Rruga Orikum Dukat kalon përmes parkut të Llogarasë duke ofruar një panoramë mbresëlënëse për këdo që e përshkon./ abcnews.al