Për herë të parë Arabia Saudite do të dërgojë këtë vit përfaqësuesen e saj në Miss Universe. Ajo çka e bën ndryshe këtë vit është fakti 27-vjeçarja Rumy Alqahtani, nuk do të mbajë shami, e cila ka rreth 1 milion ndjekës në Instagram.
Kush është Rumy Alqahtani
Rumy Alqahtani është 27 vjeç dhe me origjinë nga Riadi. Ajo punon si modele dhe si krijuese e përmbajtjeve dixhitale dhe pak ditë më parë, ajo u zgjodh për të përfaqësuar vendin e saj në konkurset e bukurisë, një moment kyç për gratë në Arabinë Saudite.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë e reja përmes një postimi në rrjetin social Instagram duke shkruar: Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin Miss Universe 2024. Kjo shënon pjesëmarrjen e parë të Mbretërisë së Arabisë Saudite në konkursin Miss Universe. /abcnews.al