Forcat izraelite (IDF) konfirmojnë se janë tërhequr nga spitali al Shifa i Gazës, pas një bastisje dy javore.
Sipas IDF-së, ushtria e Izraelit ka vrarë dy palestinezë të armatosur gjatë një përleshjeje, si dhe sekuestroi armë dhe dokumente të inteligjencës. Sipas IDF-së, spastrimi i spitali ishte kryer “duke parandaluar dëmtimin e civilëve, pacientëve dhe ekipeve mjekësore”.
Që prej fillimit të luftës, që përkon me datën 7 tetor, në Rripin e Gazës kanë humbur jetën mbi 32 mijë civilë. /abcnews.al