Interi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 përballë Bolognas, duke fituar me përmbysje dhe duke ruajtur hapin e kryesuesve të Juventusit. Djemtë e Antonio Contes e panë veten në disavantazh në minutën e 59-të, minutë kur Soriano shënoi.
Edhe pse në disavantazh, zikaltërit nuk u dorëzuan dhe vazhduan të ushtronin presion në portën e vendasve. Lukaku arriti të barazojë shifrat në minutën e 75-të, duke shënuar golin e parë personal. Për t’i dhënë fitoren Interit, do të mendonte po Lukaku, që në sekondat e fundit, do të shnëonte me penallti.
Bomberi belg i jep kështu një tjetër fitore Interit, që pas 10 javësh kampionat, e sheh veten në vend të dytë, në kuotën e 25 pikëve, vetëm një më pak se Juventusi kryesues./abcnews.al
Serie A, java 10
Bologna – Inter 1-2
Soriano 59′ / Lukaku 75′ 90+2′