Lufta në Izrael/ Qeveria e re palestineze bën betimin

schedule07:36 - 1 Prill, 2024

schedule 07:36 - 1 Prill, 2024

Një qeveri e re palestineze është betuar mes presionit të madh ndërkombëtar.

Kabineti, i udhëhequr nga kryeministri Mohammed Mustafa, u betua zyrtarisht të dielën përpara Presidentit Mahmoud Abbas në Ramallah, në Bregun Perëndimor tashmë të pushtuar.

Mustafa ishte emëruar në fillim të këtij muaji për të zëvendësuar ish-kryeministrin Mohammed Shtayyeh, i cili dha dorëheqjen në shkurt së bashku me qeverinë e tij .

Pas ceremonisë, Abbas kryesoi një mbledhje të qeverisë së re, gjatë së cilës tha:

“Po punohet me palët arabe dhe ndërkombëtare për të ndaluar agresionin izraelit në Gaza. Qëllimi ynë politik është të arrijmë lirinë, pavarësinë dhe çlirimin nga okupimi dhe ne po punojmë me palët e interesuara arabe dhe ndërkombëtare për të marrë anëtarësimin e plotë në Kombet e Bashkuara”, shtoi më tej Abbas.

/abcnews.al/