Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli për BBC Sport pas fitores 2-1 me përmbysje kundër Southampton. Spanjolli pranoi se kjo sfidë ishte shumë e vështirë, por të tijtë bënë gjithçka në mënyrën e duhur për të fituar.
“Bëmë gjithçka në mënyrën e duhur, ishte shumë e vështirë të sulmonim përballë një skuadre që mbrohej me 11 futbollistë. Lojtarët nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe në fund e merituam fitoren. Ishte një përmbysje spektakolare, Southampton bëri një ndeshje të madhe, por në fund gjithçka shkoi në vendin e duhur.
Sot, mund të kishim bërë edhe më mirë, të mbyllnin takimin shumë herë më shpejt dhe të pushonim disa lojtarë, pasi kalendari është shumë i ngjeshur. Ekipet që e shfrytëzojnë rivënien anësore si korne janë shumë të vështirë për të luajtur kundër, por mbrojtja ynë bëri gjithçka mirë”, tha Guardiola./abcnews.al

