Shkurti me më shumë aksidente/ INSTAT: Në një muaj u aksidentuan 149 persona

schedule15:40 - 30 Mars, 2024

schedule 15:40 - 30 Mars, 2024

Brenda një muaji në vend u shënuan 108 aksidente rrugore. Shkak rezulton se është sjellja e drejtuesve të mjeteve  në rreth 80% të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç.

Kryeqyteti ka numrin më të lartë të personave të vrarë e të plagosur. Në shkurt në kryeqytet janë aksidentuar 56 persona. Më pas renditet Durrësi, Lezha dhe Fieri.

Ndërkohë në një analizë të bërë për aksidentet e shënuara sipas ditëve të javës e premtja rezulton dita me fatalitetet më të mëdha ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e Martë.

Si hark kohor aksidentet janë shënuar në masë më të madhe gjatë paradites duke zënë 25 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 149 persona në muajin Shkurt 2024

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin e dytë të vitit aksidentet ishin  me një rritje 22.7 për qind në raport me të njëjtin muaj të vitit të shkuar. Ndërkohë për të dy muajt janar dhe shkurt janë shënuar 270 aksidente me një rritje prej 57 për qind në raport me të njëjtën periudhë të 2023-it./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!