Historiani dhe pedagogu Ermir Gjinishi i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, foli për sulmin në Moskë, ku humbën jetën 143 persona, dhe u arrestuan 11 autorë të dyshuar.
Ai tha se ky sulm vërtetoi se Rusia nuk është e paprekshme dhe se ky mit u shkatërrua. Më tej u ndal te organizata ISIS Kurdistan ku tha se është organizata më e madhe terroristye në botë, e cila ka 10-12 mijë forca.
“ISIS ka disa degë. Putinit i interesonte ta delegonte sulmin me Ukrainën dhe Perëndimin. Policia ruse në fillim nuk e vuri gishtin te aktet terroriste. Është zyrtare, ndërkohë zyrtarët rusë po i mohojnë. Rusia mori një goditje të fortë, siguria dështoi, reagoi 25 minuta me vonesë. Ideja që Rusia është e paprekshme nuk është kështu. Miti u rrëzuar. Ky ka një pasojë të madhe për Putinin.
Ça është ISISI Kurdistan? Janë talebanë të Pakistan, është një territor që përfshin Pakistan, Afganistan dhe një pjesë të Azisë. Vetë organizata e mori përsipër sulmin. Cili ishte justifikimi? Për të vrarët që na ka sjellë Rusia në Siri. Çfarë produkti pati ndërhyrja e Rusisë? 79 mijë terroristë të vrarë. Është organizata terroriste më e madhe në botë, ka 10-12 mijë forca.
Një pjesë e të arrestuarve ishin nga Taxhikistani. Pas dy ditësh ka pasur një operacion të madh mes Turqisë dhe Rusisë, ku u arrestuan shumë të tjetër. Në të gjitha luftërat kemi materiale pa fund që shërbimet i kanë shfrytëzuar këto sule, pasi kanë një armik të përbashkët.”, tha ai. /abcnews.al