Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bala në krye të Himarës/ Gjikondi: Derisa të marrë formë të prerë vendimi për Belerin. Protesta, e orkestruar nga Berisha

schedule13:24 - 29 Mars, 2024

schedule 13:24 - 29 Mars, 2024

Juristja Brizia Gjikondi thotë se kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala do të mbajë këtë post, të paktën derisa të marrë formë të prerë vendimi për Fredi Belerin.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Gjikondi u shpreh se protesta gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ishte orkestruar nga Berisha, pasi ai kërkon vazhdimisht konflikte.

“Kur pas largimit të kryetarit të bashkisë, kur janë më shumë se dy nënkryetarë, Këshilli Bashkiak zgjedh se kush do të jetë nga këta nënkryetarë që do të drejtojë bashkinë. Kjo është një procedurë ligjore normale. Prezenca e prefektit është e detyruar, sipas ligjit të prefektit, prefekti është kryeministri i atij qarku, është përfaqësues i zbatimit të ligjshmërisë për atë zgjedhje. Por dihej që Sali Berisha, që ku vuri një figurë si Beleri, qasja e Berishës gjithmonë ka qenë për konflikte artificiale, për përçarje mes shqiptarëve dhe grekëve. Nuk kishte si të na zhgënjente edhe sot. Mbledhjen do e shfrytëzonte për t’i dhënë nurit e vet agresiv. E shikoj totalisht të trukurar dhe për t’u shfrytëzuar politkisht dhe në dëm të shqiptarëve. Totalisht, mendoj se është e orkestruar.

Berisha është në harmoni me faktorët anti-shqiptarë, që shfrytëzojnë problemet që kemi me Greqinë, që edhe ato janë artificiale. Bllokimin e situatës nuk e do Berisha, do gjithmonë konflikt, që të jetë ai personi që të fusë në destabilitet Shqipërinë. Jam e bindur që Berisha vetëm hallin e Shqipërisë nuk ka. Është i gadaltë ndëshkimi i tij ligjor, por ndëshkimin moral ia kanë dhënë shqiptarët.

Unë mendoj që zonja Bala do rrijë në atë detyrë, derisa të marrë formë të prerë vendimi i zotit Beleri. Blerina do të rrijë deri në atë moment. Himara po kthehet në mënyra artificale, djep i krizave. Zonja Blerina mori vota të të gjithë krahëve, ai është simboli real i Himarës. Kur duam t’i paqësojmë gjërat, Berisha përpiqet, atë që beri sot, të dalë kundër interesave të Shqipërisë. Nëse për Belerin mbetet në fuqi vendimi, kandidatura e zonjës Blerina, mendoj se është goxha frytdhënëse për ardhmërinë e Himarës.

Mendoj që ky ka qenë nje rastr një bonus në historinë e shtetit shqiptar, tregon që në situata të tilla, kemi arritur t’i menaxhojmë. Greqia bënte lojën e Belerit duke thënë urdhëroni gjyqësorin tuaj, ishte artificë, jo reale”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!