“Kufijtë detarë midis Drejtësisë, Ekitisë e historisë” është libri më i ri profesor Sazan Gurit, i cili i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” ka ndarë të gjitha detajet.
Ai ka treguar që spunton për këtë libër e mori nga tema e diplomës së tij, e cila ishte me temë për kufijtë detarë.
Sakaq, profesori ka theksuar se në këtë botim ka plot të vërteta mbi kufijtë detarë Shqipëri-Greqi.
“Mbrojtja ime e diplomës më shërbeu për këtë libër pasi e kam pasur për “Kufijtë detarë”. Jam përgatitur për 13 vjet nga pikëpamja juridike, librat që kisha bërë për Epirin, pellazgët, më ndihmonin shumë për të qenë në kontekst historik.
Është historia që ndihmon që ta vë mbi rrënjë dhe mbi themele, diturinë e kërkimeve.”, tha ndër të tjera profesori./abcnews.al