Siri, të paktën 36 ushtarakë të vrarë nga bombardimet izraelite në Aleppo

schedule07:14 - 29 Mars, 2024

schedule 07:14 - 29 Mars, 2024

Të paktën 36 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite pranë qytetit sirian të Alepos, sipas BBC. Ministria siriane e Mbrojtjes thotë se sulmet goditën disa zona në fshatrat e Aleppos në orën 01:45 me orën lokale.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se objektivat ishin depo armësh të përdorura nga grupi militant libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah.

Ministria e Mbrojtjes thotë se civilët dhe personeli ushtarak sirian u vranë gjithashtu. SOHR, një grup monitorues me një rrjet të gjerë kontaktesh në Siri, thotë se dhjetëra të tjerë u plagosën.

Që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011, Izraeli ka nisur qindra sulme në Siri, kryesisht duke synuar grupet aleate me Iranin, një mbështetës i rëndësishëm i grupit militant palestinez Hamas.

Sulmet janë shtuar që kur Hamasi kreu sulmet e 7 tetorit dhe Izraeli filloi fushatën e tij hakmarrëse për të shkatërruar grupin në Gaza. Hezbollahu gjithashtu ka lëshuar breshëri me raketa kundër Izraelit nga Libani jugor.

Ministria e Mbrojtjes tha se sulmet e reja ajrore kishin përkuar me sulmet me dronë në Aleppo të kryera nga “organizatat terroriste”, megjithëse nuk specifikoi nëse kishte pasur viktima të tjera./abcnews.al