Autobusi bie nga ura, 45 të vdekur në Afrikën e Jugut

schedule23:27 - 28 Mars, 2024

schedule 23:27 - 28 Mars, 2024

AFRIKË E JUGUT- Dyzet e pesë persona humbën jetën në Afrikën e Jugut si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, kur një autobus ra nga një urë në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut.

Një vajzë tetëvjeçare, ishte e vetmja e mbijetuar. Ajo u dërgua në spital me plagë të rënda. Autobusi ra nga një lartësi prej 50 metrash, më pas u përfshi nga flakët. Në autobus ishin në total 46 persona, duke përfshirë edhe shoferin.

Pasagjerët ishin pelegrinët që udhëtonin nga Botsvana për një shërbim të Pashkëve në qytetin e Morias.

Në një deklaratë, Ministria e Transportit tha se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me barrierat në një urë, duke bërë që autobusi të bjerë dhe të marrë flakë.