“Kosova e lirë falë SHBA”, Prenkaj: Qëndrimi sovranist i qeverisë Kurti, do ta çojë vendin drejt izolimit

schedule16:41 - 28 Mars, 2024

schedule 16:41 - 28 Mars, 2024

Ambasadori Albert Prenkaj në një intervistë ‘live’ për ‘Balkan Update’ në ABC News foli për deklaratën e Edward Joseph, i cili tha se Kosova ia ka borxh pavarësinë e vet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se Kosova është e lirë falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa u ndal te qeveria e Albin Kurtit, ku tha se qëndrimi sovranit i qeverisë Kurti, do ta çojë vendin drejt izolimit.

Lufta për pavarësi të Kosovë çoi në filiz të saj dështimi i komunitetit kombëtar në Konferencën e Vjenës, gjysma e popullit shqiptar ngeli jashtë kornizës. Lufta për pavarësi ka qenë e vazhdueshme dhe ka ardhur momenti që SHBA-të ka ndihmuar që populli i Kosovës të fitojë pavarësinë e saj dhe këtë s’mund ta mohojë askush. Ky qëndrim sovranit është i tepruar i qeverisë. Kosova është një vend i ri i vogël. Kosova s’mund të sillet me një vetëvendosje që i del para vendeve mike, nëse vazhdon të insistojë do mbetet e Izoluar dhe do të shkaktojë izolim të mëtejshëm“, tha ai. /abcnews.al