Ambasadori Albert Prenkaj në një intervistë ‘live’ për ‘Balkan Update’ në ABC News foli për disa nga çështjet më të nxehta të politikës në Kosovë.
Në lidhje me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit, ai tha se është ngjarje e mirë për shtetin e Kosovës edhe pse ka tre shtete që votuan kundër, ku u ndal më tepër te Mali i Zi, ku partitë shqiptare heshtën për këtë vendim të qeverisë malazeze.
Për sa i përket vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për ti dhënë tokën Manastirit të Deçanit, ambasadori tha se kur Kurti ishte në opozitë kundërshtonte, ndërsa në pushtet e dha tokën.
“Kosova ka kaluar hapin e parë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Procesi anëtarësimit tonë në Këshillin e Evropës është një proces i gjatë. Përfaqësuesit tonë kanë bërë punën e tyre drejt përparimit të punës. Kemi tre votat rajonale kundër anëtarësimit të Evropës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës. Do ndalesh të Mali I Zi, ku ka dhe parti shqiptare që kanë qëndruar të heshtura karshi këtij vendimi të Malit të Zi.
Kemi pasur Kurtin dhe LVV që sot mohojnë të gjithë, qëndrimet e tyre të mëparshme, duke qenë jo koherentë. Qeveria Kurti urdhëroi tokën e Kosovës Manastirit. Përpos kësaj kemi pasur se në raportin Bakoyannis. Nuk është në përputhje me marrëveshjen e vitit 2012.”, tha ai. /abcnews.al