ABC News ka siguruar pamjet e dhënies së ndihmës së parë ndaj shoferit të prokurorit Arian Ndoji. në një lidhje të drejtpërdrejtë gazetari i ABC News Andi Qosja raporton për gjendjen e të plagosurve.
Sipas mjekëve prokurori Ndoji është në gjendje të stabilizuar dhe ndodhet në pavionin e Ortopedisë në Spitalin e Durrësit.
https://youtu.be/DxEhc7yVM9M
Drejtoresha e Spitalit të Durrësit pohon për ABC News tashmë prokurori ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po vazhdon në kujdes intensiv të mjekëve ortopedë, po kështu edhe Pëllumb Muharremi. Në gjendje më të rëndë por të stabilizuar është shoferi i prokurorit Andi Maloku, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas grupit hetimor, makina në të cilin po lëvizte prokurori Ndoja, është në pronësi të vëllait të Aleksandër Lahos./abcnews.al