Një foshnjë 10 muajshe la frymën e fundit në duart e prindërve të tij në Britani pasi u rrah brutalisht.
Stephen Boden dhe partnerja e tij Shannon Marsden vranë djalin e tyre të vogël Finley Boden, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjeve 2020.
Finley u zbulua se kishte pësuar 130 lëndime “të tmerrshme”. Gjyqtarja Amanda Tipples tha se çifti, të cilët ishin të dy të varur nga droga, i kishin nënshtruar djalit të tyre “mizorinë e paimagjinueshme”, vetëm 39 ditë pasi shërbimet sociale e kishin marrë atë përsëri në kujdesin e tyre.
Sipas autopsisë foshnja kishte pësuar 71 mavijosje, 57 fraktura në duart e prindërve dhe më pas çifti u dënua me të paktën 29 vjet burg.
Analizat toksikologjike treguan se në gjakun e Finley u gjet kanabis, gjë që tregon se ai duhet të ketë thithur tym në 24 orët e fundit para vdekjes.
Sipas gjykatës, prindërit pas krimit që ata kryen punuan së bashku për t’i mbajtur autoritetet larg Finley për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të mbuluar aktin e tyre të tmerrshëm./abcnews.al