Raportuesja për Kosovën në PE: Qeveria e Kosovës me “ushtri digjitale”, kufizon lirinë e fjalës

schedule11:36 - 27 Mars, 2024

schedule 11:36 - 27 Mars, 2024

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaron se ushtria digjitale e VetëVendosjes kufizon fjalën e lirë të shoqërisë.

Nepermjet rrjeteve sociale, Von Cramon shpreh se ekzistenca e nje vigjilence online të krijuar nga partia e kryeministrit Kurti është konfirmuar gjithashtu nga ish anëtarë të VetëVendosjes.

Deklaraten e saj diplomatja e ka përforcuar duke bashkëlidhur dhe cituar një artikull të medias Balkan Insight ku ndër të tjera specifikohen detyrat e kësaj ushtrie digjitale; të përhapë informacione, të rrisë praninë online të mbështetësve të partisë në pushtet dhe të synojë pikëpamje të kundërta.

Në artikullin e Balkan Insight zbulohet se aktivistët digjitalë të VetëVendosjes kishin një rol kyç kur partia ishte në opozitë, ndërkohë sot – pas tre vitesh qeverisjeje të Kurti – kanë fituar edhe më shumë rëndësi. Aktiviteti i tyre konsiston në ngacmimin e kritikëve dhe kundërshtarëve të kryeministrit Kurti duke njollosur hapësirën virtuale dhe duke gërryer lirinë e shtypit.

Ndër të tjera vihen në dukje se, pavarësisht rezultateve të mira në lirinë e shtypit, Kosova po dështon të adresojë çeshtjet e “vigjilencës digjitale” që evidentojnë dhe sulmojnë aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët kritikojnë qeverisjen e Kurtit.